Dërgesa më të shpejta me biçikletë
Themeluesi dhe Prezantimet
Përshkrimi i sipërmarrjes nga CEO
Unë quhem Erion Stafa, një sipërmarrës relativisht i vogël në industrinë postare, me veprimtari kryesore aktualisht të përqendruar në kryeqytet, duke përcjellë dërgesa të letrave dhe pakove postare on-demand kudo përbrenda Tiranës, nën emërtimin zyrtar “The Pursuit of Happiness”.
Vizioni
Veçantia e sipërmarrjes sonë postare qëndron në faktin se lëvizja nëpër Tiranë, kësisoj edhe marrjet e kolipostave dhe transporti nga dërguesit drejt marrësve për në pikën e mbërritjes, kryhen ekskluzivisht me biçikletë, duke na mundësuar kështu akses pa limitime në rrugëkalimet e kryeqytetit, lëvizje më të shpejtë pa trafik motorik nëpër rrugët e dedikuara të çiklizmit, si dhe shikueshmëri të lartë dhe të përqendruar nga kalimtarët rastësorë dhe ata në vende fikse (p.sh. dyqane e zyra në zona strategjike).
Misioni
Përgjatë veprimtarisë së transportit postar me biçikletë që zhvillon sipërmarrja “The Pursuit of Happines” Delivery by Fabrizio në kryeqytet, akumulohen mesatarisht 85 kilometra (në asnjë rast më pak se 70 km, dita më e gjatë 145 km) çdo ditë, nga e Hëna në të Diel, nga ora 06:00 deri në 21:00 (duke e tejkaluar orën 21:00 për raste të veçanta). Aktiviteti i dërgesave të letrave dhe pakove postare dikton kalimin në zona me qarkullim dhe shikueshmëri të lartë nga popullata, mundësuar kjo nga lëvizja e kombinuar me biçikletë dhe lëvizja këmbësore në procesin e marrjes dhe dorëzimit në pikëmbërritje, me lëvizshmëri të vazhdueshme përgjatë zonave me dendësi të lartë banorësh dhe kalimtarësh, si këmbësorë, ashtu edhe automobilistik.
Delivery
by Fabrizio
Korrektësi dhe përgjegjësi në punë
Ndalojmë
vetëm përpara dritës,
kur ngjyra është e kuqe!
Bashkëpunim për Reklamime
Marketing i Markave & Produkteve
Vetëm 1 sponsor reklamuar në TPH
Sponsor
Eskluziv
€ 2 Euro
për kilometër
Enkas për promovimin e Bizneseve
Terma*
- Sponsori mundëson veshje me uniformë të dizenjuar dhe stiluar enkas për qarkullimin me biçikletë, e cila do të përmbajë identitetin e markës dhe/ose produktit të reklamueshëm për publikun.
- Sponsori garanton pagesën e dakordësuar sipas çmimit për kilometër të përshkuar, në përputhje me përcaktimet kohore (ditë dhe orë) të aplikueshme për aktivitetin e dërgesave nga “TPH”.
- “TPH” Delivery by Fabrizio mundëson ekspozimin e markës dhe/ose produkteve të reklamuara me trupëzim në veshjen e çiklistit, si dhe shikueshmëri sipas përcaktimeve të dakordësuara mes palëve.
- “TPH” Delivery by Fabrizio garanton mbulimin e kilometrave të dakordësuara, si dhe raporton çdo muaj, apo në raste vendimtare edhe sipas kërkesës, mbi kilometrat e përshkuara dhe zonat e kalimit.
Vlera*
- Vlera e bashkëpunimit: 2 (dy) Euro/Kilometër të përshkuar nga “TPH”
- Minimumi i kilometrave të pagueshme në ditë: 60 km
- Maksimumi: 120 km
- Ditë Pune të pagueshme në muaj: 25 ditë kalendarike
- Veshja e çiklistit jepet paraprakisht
- Pagesa e dakordësuar çdo-dy-javë
Bashkëpunim për Reklamime
Marketing i Markave & Produkteve
Njëri prej 6 sponsorëve reklamues
Sponsor
Harmoni
€ 1,5 Euro
për kilometër
Enkas për promovimin e Bizneseve
Terma*
- Sponsori mundëson logo në formatin vektorial, në përputhje me formatin e hapësirës reklamuese (katror max. 9×9 cm) për afishim të markës në flamur vertikal në pjesën e pasme të biçikletës “TPH”.
- Sponsori garanton pagesën e dakordësuar sipas çmimit për kilometër të përshkuar, në përputhje me përcaktimet kohore (ditë dhe orë) të aplikueshme për aktivitetin e dërgesave nga “TPH”.
- “TPH” Delivery by Fabrizio garanton vendosjen dhe ekspozimin e imazhit reklamues në hapësirën e dedikuar reklamuese në stilin flamur në pjesën e pasme të biçikletës përgjatë aktivitetit postar.
• “TPH” Delivery by Fabrizio garanton mbulimin e kilometrave të dakordësuara, si dhe raporton çdo muaj, apo në raste vendimtare edhe sipas kërkesës, mbi kilometrat e përshkuara dhe zonat e kalimit.
Vlera*
- Vlera e bashkëpunimit: 1,5 (një presje pesë) Euro/Kilometër të përshkuar nga “TPH”
- Minimumi i kilometrave të pagueshme në ditë: 20 km
- Maksimumi: 40 km
- Ditë Pune të pagueshme në muaj: 25 ditë kalendarike
- Materialet Logo jepen paraprakisht
- Pagesa e dakordësuar çdo-dy-javë